A po rrezikohen vendet e punës nga rënia e numrit të nxënësve në Suharekë ?

Rënia e numrit të nxënësve po vërehet edhe  në  Komunën e Suharekës. Krahasuar me vitin paraprak,  gjatë vitit shkollor 2017/18 numri i fëmijëve ka rënë dukshëm, si në nivelin parashkollor ashtu edhe në atë fillor dhe të mesëm, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Nga viti në vit, kohët e fundit numri i nxënëse ka shënuar rënie. Sipas zyrtarëve, pos uljes së natalitetit, shkak tjetër që ka ndikuar në pakësimin e numrit të fëmijëve në institucionet edukative është edhe migrimi dhe ndërprerja e mësimit.

Mbështetur në shënimet e Drejtorisë Komunale për Arsim në Suharekë, del se gjatë vitit që sapo mbaroi 2017/18, në Çerdhen e fëmijëve kanë qenë të regjistruar 12.156  fëmijë.

Krahasuar me vitin paraprak 2016/17 del se numri i fëmijëve është zvogëluar për 478 sosh.

Në sistemin e shkollimit fillor dhe të mesëm, në vitin shkollor 2016/17 kanë qenë 12.658 nxënës, derisa një vit më vonë, pra më 2017, numri i tyre është zvogëluar për 441 nxënës.

Image result for gjimnazi suhareka

Drejtori komunal për Arsim, Remzi Bytyqi,  ka thënë se faktorët që kanë ndikuar në uljen e numrit të nxënësve janë të ndryshëm, ndërsa kryesisht dominon migrimi dhe rënia e natalitetit.

Ulje të numrit të nxënësve ka pothuajse në çdo shkollë. Kjo ndër të tjera paraqet problem edhe sa i përket ruajtjes së normave për mësimdhënësit, raporton “Gazeta e Prizrenit”. Problem përbën edhe formimi i paraleleve në klasën e parë.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve dhe mungesa e interesimit të tyre për profilet që ofron shkolla e mesme teknike “Skënder Luarasi”, paraqet shqetësim për ruajtjen e vendeve të punës. Kjo situatë,  ditë më parë i ka çuar profesorët e kësaj shkolle në dyert e komunës.

Në një takim që kanë pasur me kryetarin, Bali Muharremaj, profesorët kanë kërkuar shpërndarjen proporcionale të numrit të nxënësve në tri shkollat e mesmet të qytetit./gazetaeprizrenit.net/