19-05-2024

A po shtyhet me Shyhrete Behlulin se cila e ka rejën më të mirë, kështu përgjigjet Remzie Osmani

Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli ka vite që njihen dhe janë mike, pasi që ka shumë vite që janë në skenën e botës së këngës shqiptare.

Madje, ka kohë që të dyja tashmë janë bërë edhe vjehrra.

Por, a është duke i bërë konkurrencë Remzia Shyhretit për nusen e saj, ajo duke buzëqeshur ka thënë se “Ne asnjëherë nuk mundohemi me qenë në vëmendje, si çdo e re edhe nusja ime është e re, 23- vjeçe akoma 24 nuk i ka. E re është dhe si të gjitha ju gocat që keni dëshirë me hedh në Instagram gjona mu dukë bukur, jo për tu reklamuar, po dëshira për tu dukë thjeshtë”, u shpreh ajo.

Mes tjerash ajo tha se “E nusja ime poston diçka edhe pse shumë rrallë, kurse unë patjetër duhet të jem qendër të vëmendjes, sepse jam artiste, e cila nuk duhet asnjëherë të largohem dhe të mos jem e pranishme para gjithë atyre që më ndjekin dhe më dëgjojnë këngën time. Kështu që çdo gjë, çdo fotografi që ne hedhim unë i shoh prej portaleve“.

Tutje Remzia thotë se si artise këto gjëra nuk e pengojnë.

“Kjo për mua si artiste nuk më pengon, sepse unë jam pjesë e show bizz-it, jam pjesë e kësaj bote dhe nuk më pengon ajo ato që shkruhen dhe shpërndahen, mirëpo po e shoh që pikërisht për nusen, për fëmijët e mi nganjëherë i bëjnë edhe mos me u ndi mirë. Nuk iu pëlqen por ja çka me bë e kanë fatin me qenë fëmijët e mi edhe deshte e nuk deshte mediat e portalet merren me ta. Por, asnjëherë pa u mundu me qenë si dikush tjetër por vetëvetja”, përfundoi ajo për ATV.

Asnjë koment

Comments are closed.