Dy shtëpi në Gjonaj bien pre e vje*dhjeve, pronari: “Na kanë dëmtuar rëndë”
Pasditën e së premtes së javës së kaluar, dy shtëpi ishin bërë cak i vjedhjës nga hajdutët në fshatin Gjonaj të Hasit.
Njëri nga pronarët e shtëpisë, Bylbyl Totaj, ka bërë të ditur se nga shtëpia e tij dhe e vëllait të tij, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash, stoli ari dhe gjësende të ndryshme.
Ai tha më tej se, rasti është raportuar në Polici. Ankuesi Totaj shtoi se ngjarja ka lënë pasoja te familjarët, të cilët, sipas tij, janë traumatizuar nga rasti.

Duke theksuar situatën e sigurisë, Totaj u shpreh se niveli i sigurisë në Kosovë është i ulët, pasiqë raste të tilla të vjedhjeve po ndodhin gjithnjë e më shpesh.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, e konfirmoi rastin dhe tha se tashmë kanë filluar hetimet nga njësitë përkatëse.

Ndryshe, dukuria e rasteve të vjedhjeve të këtilla në fshatin, Gjonaj, është e kahershme, duke bërë që shumë familje të pësojnë dëme të shumta si pasojë e vjedhjeve nga autorë të ndryshëm. / Tv Prizreni /


