“A s’je ti në burg? – “Deputetja e LDK-së shpreh habinë për prezencën e Lekajt në Komision
Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.
Në këtë mbledhje prezentë ka qenë edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Mirëpo me të hyrë në mbledhje Lekaj është pytur nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku lidhur më dënimin që iu shqiptua këtij të fundit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“A s’je ti në burg a?, u pyet nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi. “Edhe pak”, ishte përgjigjja e Lekajt, që u pasua me të qeshura nga deputetët tjerë. “Po gëzohen anëtarë të partive tjera”, ia kthehu Bunjaku. Ndërsa Lekaj tha se “kanë ndenjtë mirë, përpos njërit”.
Theksojmë se Ish-Ministri i Infrastrukturës, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Ndërkohë, avokati i tij, Musa Damati ka deklaruar se do ta apelojë vendimin./ IO