A u ekzekutuan pagat dhe shtesat për mësimdhënësit, deklarohet Rrahman Jasharaj
Pavarësisht së mësimdhënësit në shumicën e shkollave nuk i janë përgjigjur thirrjeve të Ministrisë së Arsimit për të zëvendësuar ditët e humbura të shtunave, atyre iu kanë ekzekutuar pagat, e bashkë më to edhe shtesat prej 50 eurove.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Indeksonline se nga informatat e para që ka pagat janë ekzekutuar për mësimdhënësit, përfshirë edhe shtesën prej 50 eurove.
Jasharaj ka thënë se këto janë informacionet e para që ka nga tereni.
Kujtojmë se në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ishte votuar vendimi që në fund të tetorit të gjithë shërbyesit civilë t’i marrin shtesat nga 50 euro për muajin shtator dhe tetor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Qeveria është zotuar se deri në fund të këtij viti do të ekzekutohen nga 50 euro shtesë për të gjithë shërbyesit civilë.