18-05-2024

A u ekzekutuan pagat dhe shtesat për mësimdhënësit, deklarohet Rrahman Jasharaj

Pavarësisht së mësimdhënësit në shumicën e shkollave nuk i janë përgjigjur thirrjeve të Ministrisë së Arsimit për të zëvendësuar ditët e humbura të shtunave, atyre iu kanë ekzekutuar pagat, e bashkë më to edhe shtesat prej 50 eurove.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë  për Indeksonline se nga informatat e para që ka pagat janë ekzekutuar për mësimdhënësit, përfshirë edhe shtesën prej 50 eurove.

Jasharaj ka thënë se këto janë informacionet e para që ka nga tereni.

Kujtojmë se në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ishte votuar vendimi që në fund të tetorit të gjithë shërbyesit civilë t’i marrin shtesat nga 50 euro për muajin shtator dhe tetor, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Qeveria është zotuar se deri në fund të këtij viti do të ekzekutohen nga 50 euro shtesë për të gjithë shërbyesit civilë.

Asnjë koment

Comments are closed.