05-10-2024

Gjuha rome do të jetë në përdorim zyrtar tash e tutje në Prizren

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka votuar sot pro njohjes zyrtare të gjuhës rome në këtë komunë.

“Me iniciativë të kryetarit Shaqir Totaj, sot, u zgjodh një prej çështjeve më të rëndësishme të komunitetit rom në Komunën e Prizrenit, gjë për të cilën është punuar më shumë se një dekadë që të arrihet në pikën që u realizua sot”, thuhet në një njoftim për media nga Komuna e Prizrenit.

Me këtë rast, Totaj tha se gjuha është jetike për njerëzimin e ky komunitet ka trashëgimi unike dhe ndër prioritetet e Komunës është mbrojtja e të drejtave të komuniteteve si dhe e të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, pa dallim.

Asnjë koment

Comments are closed.