25-11-2024

AAK kritikon Drejtorinë e Arsimit në Prizren për punësime të familjarëve

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kritikuar Drejtorinë e Arsimit në Prizren, për siç thuhet “nepotizëm në përmasa shqetësuese dhe alarmante” në konkursin e fundit.

Në këtë kontekst anëtari i Kuvendit Komunal (KK) nga AAK, Ilir Baldedaj përmes një postimi në ‘facebook’ bashkë me shoqërimin e një liste me rezultatet pas një konkursi, ka kritikuar se po  vazhdon kapja e drejtorisë së Arsimit.

Ai ndër të tjera ka shkruar:

“Duhet ta kesh mbiemrin Haskuka, të jesh mbesa e Elbasan Shoshajt, ose e ndonjë Kompanie me pushtetin që të pranohesh në punë.

Shikon habinë sa herë shfaqen rezultatet kryetari zhduket për një kohë.

Ky pushtet e ka shndërruar Qeverinë lokale në qeveri të mbesave e të nipave, por pasojat i vuajnë e do t’i vuajnë qytetarët e Prizrenit.

Kjo që po ndodh në Komunën e Prizrenit është në kuptimin e plotë të fjalës krim kundër rinisë se shkolluar. Dhe ky krim duhet të ndalet.

Ftoj Prokurorinë që t’i hetojë konkurset e Drejtorisë së Arsimit, t’i hetoj lidhjet familjare të të punësuarve dhe ta ndal krimin”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit

Fotografia e Ilir Baldedaj

Asnjë koment

Comments are closed.