AAK në Prizren filloi procesin e brendshëm zgjedhor
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) filloi zgjedhjet nëpër nëndegë dhe delegatët që do të zgjedhin organin më të ri të degës në Prizren.
Kjo ka nisur nga Lugishta e Hasit dhe Dedaj, që ky subjekt i vlerëson si bastione të palëkundura. Me këtë rast janë zgjedhur kryetarët Bekim Nerjovaj dhe Shqipron Balaj.
Në një njoftim të këtij subjekti, thuhet se në nëndegën e fshatit Kushnin të Hasit janë zgjedhur edhe delegatët që do të zgjedhin organin më të ri të degës në Prizren, ndërsa kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Hajdar Temaj.
Procesi zgjedhor në AAK pritet të kryhet për një muaj, ndërsa do të mbahet kuvendi i degës me ç’rast do të zgjidhen strukturat e reja.