Abrashi i VV-së mbështet protestat që kërkojnë shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe dështimin e institucioneve për ta mbrojtur atë, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të procedurave ndaj zyrtarëve që kanë kryer shkelje në këtë rast.
“Kjo është mizori e jo drejtësi”, ka deklaruar Abrashi në Kuvend, duke iu referuar rastit të Zekajt, e cila u vra pak ditë pasi u kishte dërguar letër institucioneve të sigurisë për t’i paralajmëruar për rrezikun ndaj saj.
Abrashi tha se Lëvizja Vetëvendosje i mbështet protestat dhe e cilësoi revoltën qytetare si të drejtë dhe të domosdoshme, duke bërë thirrje që të mos ketë heshtje përballë kësaj gjendjeje.

“Asnjë minutë më shumë. E mbështesim protestën. Revolta qytetare e atyre që protestojnë aktivisht dhe në heshtje është e drejtë, e domosdoshme dhe udhërrëfyese. Të mos heshtim. Të mos dorëzohemi. Të luftojmë deri të ndryshojë kjo gjendje”, ka thënë ai në Kuvend.
Një ditë më parë, në Prishtinë u mbajt protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit kërkuan shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

