18-04-2024

Aderime në PDK nga Nisma në Prizren

Në zyret e degës së PDK-së në Prizren, të shtunën janë regjistruar aderime të reja në këtë organizëm politik, duke iu bashkuar disa anëtarë të Nisma-s Socialdemokrate.

Të shtunën janë pritur nga drejtuesit e degës së PDK-së, aderimet e reja nga Nisma Socialdemokrate. Kryetari i degës dhe kandidati për deputet, Shaqir Totaj, tha se i mirëpresim anëtarët e rinj me të cilët jemi të hapur për bashkëpunim në fuqizimin e partisë sonë në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Në emër të aderuesve të rinj në PDK, ka folur Zenel Thaçi, i cili ka treguar arsyen pse i është bashkuar këtij subjekti politik. Pas fjalimeve, aderuesve të rinj të PDK-së iu janë shpërndarë edhe librezat e anëtarësisë në këtë subjekt politik.

Asnjë koment

Comments are closed.