Kapen qese me drogë në Prizren

Një person është arrestuar për posedim narkotikësh.

Policia njofton se i dyshuari është K/Shqiptar, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë 5 paketime me qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 3.55 gramë.

“Po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 57.51 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe një pako rizlla – mbështjellëse për marihuanë” bën të ditur policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net