25-04-2024

PDK zgjodhi shefin e grupit të kuvendarëve në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, pas mbledhjes së grupit të kuvendarëve sonte, e martë me datën 25.01.2022, kanë zgjedhur për Shef të Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Adrit Krasniqin, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë kuvendarët e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Krasniqi është zgjedhur kuvendar për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe ka qenë njëri ndër më të votuarit nga radhët e PDK-së. Ai poashtu është kryetar i Rinisë Demokratike dhe anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.