Aeroporti i Baselit ‘vlon’ nga mërgimtarët kosovarë

Gjatë ditës së enjtë, 27 avionë janë nisur nga Zvicra drejt Prishtinës.

Cyrihu dhe Gjeneva kanë qenë aeroporte shumë të frekuentuara por asnjë sikur Baseli, transmeton Indeksonline.

15 fluturime janë realizuar sot nga aeroporti i këtij qyteti.

Mediumi zviceran ‘Blick’ i ka kushtuar një artikull të veçantë, duke u shprehur të habitur me interesimin e jashtëzakonshëm të kosovarëve për të vizituar më të dashurit e tyre në atdhe.