25-04-2024

Qeveria ndanë nga 300 euro për 6 mijë e 124 zyrtarë policor

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhje korresponduese/elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në këtë mbledhje Qeveria ka marrë shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare sipas kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme/Policia e Kosovës, për kompensimin e angazhimit të shuar në terren të zyrtarëve policorë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19.

“Sipas vendimit për zyrtarët aktiv policor do të ndahen mjetet financiare në vlerë prej 1 milion  e 598 mijë e 100 euro. Këto mjete shtesë ndahen për 6 mijë e 124 zyrtarë policor, nga 100 euro në muaj për periudhën Tetor, Nëntor dhe Dhjetor. Realizimi i pagesës së këtyre shtesave do të bëhet me pagën e muajit dhjetor 2020, përmes Sistemit të Pagave” thuhet në një njoftim të Qeverisë.

Lexo edhe:

Këto janë lokalitetet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Asnjë koment

Comments are closed.