Afër rrugës ku kalojnë nxënësit, shfaqet ujku në Dragash
Një ujk është parë sot gjatë mëngjesit në afërsi të fshatit Buzez të komunës së Dragashit.
Ai është filmuar në afërsi të rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Bresanë.
Kjo rrugë madje frekuentohet edhe nga nxënësit e Shkollës Fillore “28 Nëntori”.
Nuk janë të rralla rastet në këtë zonë malore shfaqen kafshë të egra edhe pse deri më sot nuk janë treguar të rrezikshme për banorët.