Afro 50 mijë euro për trajtimin e 800 qenve endacakë në komunë të Prizrenit
Ekzekutivi lokal tashmë ka iniciuar procedurat tenderuese për trajtimin e 800 qenve endacakë, në kuadër të kontratës që ka kohëzgjatjen prej 12 muajve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në njoftimin për kontratë të Komunës së Prizrenit për trajtimin e qenve endacakë të publikuar në portalin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik shkruan se “vlera e parashikuar e kontratës është 45 mijë euro” dhe se “do të trajtohen rreth 800 qen endacakë”