Agresiviteti në rrugë, në Shqipëri propozohet testi i “idiotit” për shoferët
Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situatës dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuadër te masave për rritjen e sigurisë rrugore.
“Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material”, tha ministri Lleshaj.
Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e “idiotit” që aplikohet dhe në Gjermani
“Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë. Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i ‘idiotit’”, tha ai.
Gjithashtu, propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike./io