25-11-2024

Aisha, “kulla nigeriane” e Bashkimit

Balarabe-Mohammed (193 cm), është njëra prej dy përforcimeve të huaja te Bashkimi, ekip që edicionin e shkuar doli nënkampion i Kosovës. Pjesë e ekipit është edhe amerikania Khadija Brown-Haywood. Qendra Balarabe-Mohammed ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Nigerisë dhe do të kthehet te Bashkimi gjatë javës tjetër, kur të përfundojnë ndeshjet në kuadër të turneut parakualifikues të Afrikës për lojërat olimpike “Tokio 2020”. 34-vjeçarja është ftuar nga Përfaqësuesja e Nigerisë për ndeshjet që do t’i luajë në Mozambik kundër ekipit vendas dhe Republikës Demokratike të Kongos në kuadër të Grupit A.

Synimi i Aishas me Nigerinë është të sigurojë pjesëmarrjen në LO “Tokio 2020”, pas së cilës edhe do të tërhiqej nga basketbolli, duke mos i mbetur asgjë merak. Në karrierën e saj 17-vjeçare ajo ka fituar aq sa për shumë femra mbetet vetëm ëndërr. Aisha thotë se pas tërheqjes nga basketbolli do t’i përkushtohet krijimit të familjes, pasi muaj më parë është martuar dhe do të punojë si trajnere basketbolli, shkruan Koha Ditore.

“Do të jem pjesë e Nigerisë dhe besoj se pa problem do të sigurojmë pjesëmarrjen në Tokio, gjë që është edhe synimi im. Natyrisht që jam shumë e nderuar për shkak se pas Lojërave Olimpike do të tërhiqem nga basketbolli pas një kohe të gjatë në këtë sport”, është shprehur Aisha. “Kualifikimi në Lojërat Olimpike do të jetë diçka i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua, por për tërë ekipin e Nigerisë. Kemi ekip të mirë dhe besoj se do t’ia dalim”.

Në rast se siguron pjesëmarrjen në LO “Tokio 2020”, atëherë për Aishan kjo do të ishte hera e dytë që paraqitet në këtë ngjarje të madhe. Herën e parë, Balarabe është paraqitur para 15 vjetësh në Lojërat Olimpike të vitit 2004, që u mbajtën në Athinë

Asnjë koment

Comments are closed.