AKB i kërkon Qeverisë të rrisë pagën minimale në 350€ pêr të gjitha kategoritë, për të ndalur ikjen
“Paga minimale kaq e ulët është diskriminuese edhe për punëtorët edhe për imazhin e Kosovës si vend i varfër që nuk ka perspektivë ekonomike. Vendimi për pagën minimale prej 170 € është marrë në vitin 2011 nga Këshilli Ekonomik Fiskal (KES) dhe nga ajo kohë nuk ka pasur ngritje asnjë herë”.
Bordi i AKB-së iu bën thirrje bizneseve vendëse dhe atyre të huajve që veprojnë me aktivitete e veta ekonomike në Kosovë që t’i rrisin shërbimet dhe pagat e punëtorëve së paku 10 % nga baza e pagës.
“Kurse Qeverisë i kërkojmë të rrisë pagën minimale në 350€ për të gjitha kategoritë sociale, duke i përfshirë veteranët e UÇK-së, kategoritë e tjera sociale, punëtorët sektorit të sigurisë fizike dhe tê objekteve dhe të shërbimeve higjienike”.
Kryetari i Bordit te AKB-së, Agim Shahini, tha se ky veprim është një hap i vogël për të parandaluar ikjen e punëtorëve nga Kosova.
Në këtë takim të Bordir udhëheqës të AKB-së ishin të ftuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, aktualisht deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët informuan rreth procesit të e punës së Kuvendit në aspektin ekonomik dhe politik në Kosovë.