13-07-2024

Pensionohet profesori prizrenas, Adem Gavazaj

Sot është pensionuar njëri nga veteranët e arsimit prizrenas, profesori Adem Gavazaj, i cili së fundi punoi në gjimnazin “Remzi Ademaj”, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Derisa mbushi moshën 65 vjeçare, punoi me dekada në arsim, duke dhënë kontribut në edukimin e gjeneratave të shumta.

Pas një postimi të bërë një profilin e tij në ‘facebook’, Gavazaj mori shumë urime e fjalë mirënjohëse, për angazhimin e tij në procesin edukativo-arsimor, derisa vetë momentin e pensionimit e vlerësoi si dualistë:

Postimi i tij:

Sot me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit tim

Miq e kolegë të nderuar unë sot mbush 65 vite jetë, që sipas rregullave shoqërore-politike do të thotë kalim nga jeta aktive në jetën e pensionistit. Ky moment edhe më gëzon edhe më hidhëron.

-Më gëzon me faktin se më hiqet obligimi që të ndryshojë në këto ndryshime të shpejta, pa të cilat nuk mundesh me qenë atraktiv dhe i vlerësuar, e ndrshimet me moshën po bëheshin thuaja se të pa mundura.

-Më hidhëron fakti 1) Ndarja nga kolegët me të cilët kam ndarë të mirat dhe të këqijat e mija 2) Pensioni nuk më siguron as minimumin jetik. 3) Si pensionist duhet ti raportojë çdo të gjashtin 6-të muaj tek organet përgjegjëse se jam gjallë… Megjithatë, edhe pak më nevojitet punë, të filloj të jamë një katundar pa pretendime, i pabesdishëm dhe i padukshëm, duke u marrë me bletë e shpendë.

E di se perëndimi tregon ardhjen e territ, por me lezet, duke tentuar me qenë i lumtur i kënaqur dhe i dobishëm do e përjetojë këtë ndryshim të nderuar e të respektuar miq e kolegë! ! Gëzuar!

Asnjë koment

Comments are closed.