23-11-2024

AKP-ja bart mbi 43 milionë euro në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Mbetura” të likuidimit prej 2,2 milionë euro në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës si dhe propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit prej 41 milionë euro në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës.

Siç njofton AKP, për më tepër Bordi miratoi propozimin e listës së Shitjes së Aseteve në Likuidim Nr.45 si dhe transakcionet e Shitjes së Aseteve në Likuidim Nr.43A. Në këtë takim u miratuan edhe Raportet për Përcaktim të Statusit si Ndërmarrje Shoqërore për “Studentcani”, “Banka e Vojvodinës” dhe “Vijak”, ku u konstatua se këto ndërmarrje bien në kompetencë të AKP-së. Ndërsa pas shqyrtimit të Raportit për ndërmarrjen “Serbia Shume” u konstatua se kjo ndërmarrje nuk bie në kompetencë të AKP-së.

Në këtë mbledhje Bordi aprovoi edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve të e NSH “Ereniku-Tregtia”, transmeton kp.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi qiradhëniet e aseteve të ndërmarrjes shoqërore “Jatex” në Administrim Direkt dhe mori gjithashtu disa vendime lidhur me qiradhënie si dhe rritjen e buxhetit të disa ndërmarrjeve shoqërore ne likuidim.

Asnjë koment

Comments are closed.