25-11-2024

AKR cakton kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit

Në një takim që ka mbajtur dega e AKR-së në Prizren, njofton se ka diskutuar për zgjedhjet lokale të tetorit.

Me këtë rast, është marrë vendim që degën e AKR -së në Prizren ta udhëheq z.Afrim Tejeci, raporton Gazeta e Prizrenit.

Njëherësh Tejeci, aktualisht kryetar i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtareve të Prizrenit, do të jetë edhe kandidat i këtij subjekti për kryetar të Prizrenit.

“Duke u bazuar në kontributin e tij si ndërmarrës dhe veprimtar, Afrim Tejeci është personaliteti më adekuat për pozitën e të parit të qytetit historik. Prizreni ka nevojë për menaxher dhe vizionar, për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara dhe ato të përditshmet e qytetit dhe te qytetarëve. Afrimi me programin e tij do të krijoj kushte për ardhjen e sa mē shumë investimeve nga jashtë, për ta ngritur Prizrenin në nivel të qyteteve të shtetëve evropiane. Afrimi do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Presidentit të AKR-ës, njëherit edhe biznismenit dhe humanistit më të njohur shqiptar”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

AKR nuk është pjesë e përbërjes së Kuvendin Komunal./GazetaePrizrenit.net

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.