AKR në Prizren: Jemi më të fortë, ndërsa kemi larguar keqpërdoruesit e mjeteve financiare
AKR në Prizren përmes një deklarate zyrtare ka njoftuar se dega në këtë qytet është më e fortë se kurrë më parë.
Me këtë rast njoftohet se keqpërdoruesit e mjeteve financiare, përfshirë edhe ato të vëzhguesve janë larguar-përjashtuar me vendimin e Qendrës dhe Degës.
Njoftimi nga AKR në Prizren:
Tash jemi më të fort se kurr.!
Disa nga ata të cilët luftuan për fundosje të degës sonë, ata me një synim të shkatërrimit të matutjeshem të çdo gjëje të mirë e pozitive, marrin guximin dhe ftojn per humbje ,të njejtën humbje që e kan pësu vet.
Dega e AKR ka mbijetu megjithe këta njerëz të cilët me trup kan qen pjes e jona e me mendje e me pune kan qen te partive tjera dhe kan punu për parti tjera duke ndiku per shkatërrim të degës.
Dega jone e AKR nuk ka nevojë për këso njerëz ,dega jone është në fazën më të mire e më e fuqishme se kurr.
I falënderojmë të gjithë ata të cilët punuan dhe kontribuan pavarësisht se kishin presion nga njerëz të caktuar per mbyllje te degës.
Keqpërdoruesit qe përdoren mjetet financiare si per vëzhguesit e shum te tjera jane larguar -përjashtuar-me vendimin e Qendrës dhe Degës dhe nuk mund te jenë pjesë e AKR -së këta nuk meritoj të jenë pjesë e jona.