22-10-2021

AKR parasheh rikthimin e pamjes së dikurshme në qendrën e Prizrenit (FOTO)

Kryetari i  Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve “Oda Prizrenit”, njëherësh kandidat i AKR-së për kryetar të Prizrenit, Afrim Tejeci parasheh ndryshime dhe investime në zonën qendrore të qytetit.

Në programin e tij,  ai nuk e sheh të arsyeshme vendosjen e tezgave në sheshin që lidhet me kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP). Për këta shitës, zejtarë e artizanalë parash një vend të posaçëm, ashtu siç ishte dikur. Për këtë në konsultim me njohës të fushës, në këtë pjesë do të rikthehet pamja e vjetër, ku në urën mbi lumë do të vendosen lokale, të cilat do të shtrihen edhe përreth Lumbardhit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kjo shihet edhe në fotot e dikurshme,  si dhe në projekt-idenë e përpunuar nga AKR. Ky do të bëhet një vend shumë i vizituar, pos tjerash edhe për turist që do ta vizitojnë LSHP-në.

Me këtë do të përfitojnë bizneset dhe përmirësohet imazhi i qendrës së Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Asnjë koment

Comments are closed.