19-04-2024

Kreu i gastronomëve: Ftohja në terasa më e dëmshme se Delta

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e Qeverisë për kufizimin e punës nëpër lokalet e gastronomisë, duke i detyruar të punojnë vetëm në tarraca.

Kllokoqi ka shkruar se më shumë dëm po shkakton qëndrimi i qytetarëve nëpër ambientet e hapura të kafeneve, sesa varianti i rrezikshëm Delta i koronavirusit, i cili shkaktoi shumë vdekje dhe i infektoi mijëra njerëz.

“Ma shume po na bon dam ftofja n’terasa t’kafiqave e restoraneve se sa delta”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e kundërshtoi edhe vendimin e fundit të Qeverisë për funksionimin vetëm nga ora 05:00 deri në orën 21:30 në ambientet e hapura.

“E kemi për obligim që edhe në këtë rast, të kontestojmë Vendimin e mbicituar të Qeverisë, i cili për aq sa është i dobishëm për shëndetin publik, është edhe i dëmshëm për shëndetin ekonomik”, u tha në reagimin e kësaj shoqate pasi ishte vendosur.

Asnjë koment

Comments are closed.