14-01-2025

Akreditohet grupi i parë prej 2,274 vëzhguesve të 4 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Bëhet fjalë për 2,274 vëzhgues, të cilët u takojnë subjekteve të 4 subjekteve të ndryshme politike:

–              Partia Demokratike e Kosovës – PDK, 95 vëzhgues;

–              Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, 1,725 vëzhgues;

–              Koalicija Vakat, 234 vëzhgues; dhe

–              Demokratska Stranka, 220 vëzhgues.

Afatet për aplikim:

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

•              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteveb politike të certifikuara do të përfundojë më 15 janar 2025;

•              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore do të përfundojë më 25 janar 2025;

•              Afati për dorëzimin e kërkesave për akreditimin e vëzhguesve të organizatave qeveritare – ndërqeveritare do të përfundojë më 25 janar 2025;

•              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare do të përfundojë më 4 shkurt 2025;

•              Afati për dorëzimn e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të përfaqësive të vendeve të huaja do të përfundojë më 25 janar 2025;

•              Afati për dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare do të përfundojë më 25 janar 2025.

Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë:

Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .

Hapi i dytë:

Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen.

Informacione shtesë:

Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontatoni në Zyrë përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Regjistrimi per votim jashte KOSOVES

Inspektorati Policor përmes një hetimi preliminar do të verifikojë rrethanat e arrestimit të dy të dyshuarve nga policia në Mitrovicën e Veriut dhe në Soqanicë të Leposaviqit

IPK nis hetimet për dy raste në veri të Kosovës

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) do të verifikojnë rrethanat e arrestimit dhe  pretendimet për keqtrajtim nga policia në Mitrovicën e Veriut lidhur me një incident që raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e 12 janarit 2025 dhe  pretendimet për keqtrajtim gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në një rast tjetër të një arrestimi në Soqanicë të Leposaviqit.

Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me rrethanat e arrestimeve të dy qytetarëve nga policia në këto dy raste.

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ka ngritur 231 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024, ka pranuar dyqind e shtatëdhjetë e pesë (275) kallëzime penale kundër dyqind e shtatëdhjetë e pesë (275) personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Ndërsa, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur dyqind e tridhjetë e një (231) akte akuzuese për veprat penale të dhunës në familje dhe dyqind e katërmbëdhjetë (214) viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe gjashtëdhjetë e një (61) të gjinisë mashkullore.

Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.

Shahin Dervishaj në Klinë: 9 shkurti po vjen, mos harroni (VIDEO)

Kandidati për deputet nga PDK, me numër 77, afaristi i njohur Shahin Dervishaj nga Drenica, fushatën e ka vazhduar në Klinë.

Ai ka thënë se 9 shkurti po vjen, mos harroni.

“Në zemër të Klinës, bëmë edhe një hap përpara drejtë misionit tonë, për një Kosovë më të fuqishme. Në këtë mbrëmje, bashkë me Sokol Bashotën, e kandidatë të tjerë dhe me gjithë këta njerëz të mirë rreth meje, shpalosëm hallet tona e idetë se si do bëjmë gjana t’mira për tokën tonë. 9 shkurti po vjen, mos harroni”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.

Kështu duket gjatë natës Drenasi

Vijojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Sekuestrohen 14 armë zjarri brenda javës në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 71 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 34 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 14 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3669 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Asnjë koment

Comments are closed.