16-09-2021

Aksident i rëndë në aksin Malishevë-Arllat, vdes një person

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Malishevë-Arllat.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për viktimën B.G., rreth 74-vjeç.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht  ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet.  Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrëfiksat  dhe Emergjenca  mjekësorë. Sipas  mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, ka konfirmuar policia.

Asnjë koment

Comments are closed.