20-04-2024

Zafir Berisha: Kërcënimi me përmbarues ndaj qytetarëve për pagesën e tatimit në pronë, çmenduri e qeverisë në ikje të Prizrenit

Ditë më parë Drejtoria për Ekonomi dhe Financa pranë Komunës së Prizrenit i ka njoftuar tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara për tatim në pronë, të lidhin kontratën e pagesës me këste.

Në të kundërtën kjo drejtori ka paralajmëruar se rastet do të shkojnë në procedurë përmbarimore.

Lidhur me këtë ka reaguar kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i cili e ka vlerësuar si çmenduri të qeverisë në ikje.

“Kërcënimi me përmbarues drejtuar qytetarve dhe bizneseve nga Myta dhe qeveria e LVV në kohën kur çdo gjë është e atakuar nga kriza dhe izolimi për arsye te masave anti-covid-19, tregon edhe njëher çmendurin e k’saj qeveri në ikje!
Me 29.07.2021 përmes një njoftimi Komuna e Prizrenit, njofton për masat që planifilon të mirren në raport me qytetarët dhe bizneset e tyre lidhur me tatimin në pronë, pa e analizuar situatën e shumë bizneseve të cilat që nga marsi i vitit kaluar e deri para një pakë dite kanë qenë të mbyllura me vendim të qeveris Kosovës në kuadër të masave që lidhen me Covid-19.
Shtrohet pytje, si ngarkohet nga institucionet me taksë një biznesi i cili me vendim të intitucioneve qeveritare të vendit i është ndaluar të punoj?”, ka thënë Berisha./04 Online

Asnjë koment

Comments are closed.