26-04-2024

Aksident i rëndë në Has, pesë të lënduar, njëri në gjendje serioze

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Kojushë të Hasit.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Njoftohet se një nga të lënduarit është në gjendje më serioze.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Të lënduarit po marrin trajtim në qendrën spitalore të Prizrenit.

Sipas burimeve shkak për aksidentin dyshohet të jetë mosrespektimi i rregullave nga njëri shofer, i cili ka goditur përballë veturën tjetër. /GazetaePrizrenit.net

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Asnjë koment

Comments are closed.