26-04-2024

Aksident i rëndë në Has të Prizrenit, vdes një person

Një vetaksident fatal ka ndodhur  në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:15.  Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”.

Asnjë koment

Comments are closed.