21-06-2021

Parashikimi i motit për këtë javë

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW’së, në pjesën e dytë të javës priten të reshuria shiu, e temperaturat do të pësojnë rënie graduale, raporton Express.

Në pjesën e dytë të javës, depërtime të fronteve mbi rajon sjellin vransira dhe kushte për shi, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima, e temperaturat pësojnë rënie graduale.  Të premten më freskët dhe kohëpaskohe me shi.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish do të mbajë mot më stabil, me diell e temperaturat në rritje.

Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme mbetet kryesisht vlerave të pranueshme.  Depërtimi i pluhurit saharian mbi rajon, mund të rrisë koncentrimet e pluhurit, e në këto kushte indeksi mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta ditën e hënë, e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës.

25.05 – Paradite me vransira, e gjatë ditës moti nxehtë dhe kryesisht me diell.

26.05 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.  Vonë në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi për bubullima.

27.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje.

28.05 – Më freskët, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit shënojnë rritje, me minimale që luhaten ndërmjet 10C e 15C, e maksimalet deri të martën arrijnë edhe në 30C, e më pas në rënie deri në 25C, të premten edhe deri në 12C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 4-11m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.

Asnjë koment

Comments are closed.