27-07-2024

Aksident i rëndë në rrugën Nashec – Grazhdanik (FOTO)

Në udhëkryqin e fshatit Grazhdanik, që lidh fshatrat Nashec, Atmaxhë dhe Kobaj, sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rreth orës 20:00, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Sipas dëshmitarëve, vetura “VW Tiguan”, që lëviste nga Nasheci në drejtim të Prizrenit, ishte me shpejtësi të madhe dhe me të arritur në udhëkryq , një veturë në mënyrë jo të sigurtë ëshë kycyr nga fshati Grazhdanik, në rrugën kryesore për në drejtim të Prizrenit, dhe për të mos goditur atë, vetura “VW Tiguan”, futet nëpër disa drunjë më pas godet një mur, rrokulliset dhe bie në një kanal.

Ndërsa dëshmitarët tregojnë se vetura e cila ia preu rrugën kishte ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prizrenit.
Policia dhe ambulaca kishte dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin./tvprizreni.info/

Aksident i rëndë në rrugën Nashec – Grazhdanik (Video)

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.