Aksident i rëndë në segmentin Prizren- Suharekë të autostradës “Ibrahim Rugova”, tri vetura të përfshira

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për IndeksOnline, ka konfirmuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”, tha ai.