Arrestohen tre persona në Prizren – sekuestrohen para, telefona, vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë operacionit të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Turqisë nën dyshimin se janë të inkriminuar në veprën penale “falsifikim i parasë”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 08:15, thuhet në raportin policor.

Në këtë rast nga të dyshuarit janë sekuestruar: para të gatshme 1500 euro, 40.000 dollarë amerikan, telefona celular, dy vetura, pasaporta si dhe dokumente identifikuese të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.