E dhimbshme/ Burrë e grua në Prizren njoftojnë policinë: Djali na kërcënon, kërkon t’ia lirojmë shtëpinë!

Gjatë ditës së mërkurë, një burrë dhe një grua kanë njoftuar policinë e Kosovës se djali i tyre po i kërcënon duke kërkuar nga ta t’ia lirojnë shtëpinë.

Rasti po vazhdon të hetohet, shkruan IndeksOnline.

“Prizren, 23.06.2021-08:00. Dy viktimat një mashkull dhe femër kosovarë kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar i kishte kanosur në vazhdimësi me jetë dhe ka kërkuar nga ta që të ja u lirojnë shtëpinë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.