Aksident i rëndë në veri, lëndohen disa policë
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës së Veriut,Veton Elshani ku njoftoi se një vetaksident është përfshirë një mjet i blinduar i policisë dhe disa policë.
Elshani, bëri të ditur se të lënduarit janë në gjendje stabile dhe po trajtohen ne Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic.
Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).
Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jug”, ka thënë Elshani