Aksident i rëndë trafiku në rrugën e Caralevës, katër vetura të përfshira (foto))
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Komoran – Caralevë.
Aksidenti ka ndodhur afër rrugës për Nekoc ndërsa në të janë përfshirë katër automjete, dy në lëvizje e dy të tjera të parkuara.

Sipas lexuesve të IndeksOnline, tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.