27-04-2024

Aksident i rëndë trafiku në Suharekë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rajonin e Suharekës, saktësisht në rrugën e transitit kur dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Gashi theksoi se po ashtu dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri tek ky aksident.

Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur edhe ekipet emergjente.

 

Asnjë koment

Comments are closed.