23-11-2024

Aksident me fatalitet në Hungari, ndërrojnë jetë dy shqiptarë, njëri nga Prizreni

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Hungari.

Burime të Indeksonline pohojnë se në këtë aksident janë përfshirë dy të rinj nga Kosova.

Burimet fillestare pohojnë se, si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni, kanë ndërruar jetë.

Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.

Lexo edhe:

E rëndë: Këta janë dy mërgimtarët që vdiqën tragjikisht në aksident, njëri nga Prizreni e tjetri nga rrethi i Rahovecit

Asnjë koment

Comments are closed.