23-11-2024

Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren, sonte rreth orës 18:00.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit”, tha Kelani.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 33 aksident trafiku, 12 prej tyre me persona të lënduar ndërsa 21 tjerë kanë qenë vetëm me dëme materiale.

Asnjë koment

Comments are closed.