19-04-2024

Aksident në magjistralen Prizren-Zhur, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 08:40 në magjistralen Prizren – Zhur , me ç’ rast ngasësi i një automjeti (Mercedes) për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka humbur kontrollin dhe i njëjti ka goditur fillimisht një veturë, pastaj vetura është rrotulluar.

Aksident trafiku me tre të lënduar në magjistralen Prizren-Zhur

Në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore tre persona, shoferi, një grua dhe një fëmijë. Njësitet e Policisë dhe ekipet e emergjencës, kanë dal në vendin e ngjarjes dhe personat me lëndime trupore janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit./tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.