25-04-2024

Aksident në një fshat të Prizrenit, lëndohet biçiklisti

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ka pësuar lëndime një biçiklist.

Sipas policisë, është raportuar një aksident trafiku në mes të një veture me ngasës mashkull kosovar dhe një biçiklisti mashkull kosovar, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti dhe i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.

Asnjë koment

Comments are closed.