23-04-2024

Xhamitë në Kosovë hapen sot, por jo për t’u falur

Xhamitë në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbyllura tash e dy muaj si pasojë e pandemisë.

Ato pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit të masave, që pritet të nisë më 18 maj, ndërsa nga sot xhamitë do të hapen për të kryer obligimet tjera, që parashihen sipas fesë islame në muajin e Ramazanit, transmeton “Zeri.info”.

Imami i xhamisë në “Lagjen e Spitalit”, Labinot Maliqi, ka njoftuar se nga sot do të hapen xhamitë në Kosovë, por hapja e tyre nuk do të shërbejë për t’u falur në to.

“Nga data 14 maj deri më 23 maj 2020 do të hapen xhamitë në Republikën e Kosovës, prej orës 11:00 deri në orën 19:00”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Ai ka sqaruar se hapja e xhamive do të shërbejë vetëm për pagesat e sadakatul-fitrit, zekatit dhe anëtarësisë, por jo edhe për faljen e namazit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.