23-04-2024

Mashtrim në Prizren, pëson pronari i një farmacie

Një rast i mashtrimit ka ndodhur në Prizren, ndërsa njoftohet se viktimë është pronari i një kompanie farmaceutike, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, ankuesi kosovar  pronar i një kompanie farmaceutike ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë bashkëpunim.

“Viktima të hollat i ka transferuar në një llogari tjetër siç i ka thënë i dyshuari me arsyetimin se kompania ka ndërruar llogarinë. Pronarët legjitim kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar të holla nga viktima”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.