27-04-2024

Aksident në një fshat të Suharekës, lëndohet një person, arrestohet i dyshuari

Në fshatin Leshan të  Suharekës, ka ndodhur një aksident ku vetura ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në raportin 24 orësh, të policisë thuhet se është lënduar një këmbësor i cili është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Ka ndodhë një aksident trafiku të përfshirë një automjet me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit”, ka njoftuar bërë të ditur Policia. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.