26-04-2024

Aksident në Prizren, gjashtë të lënduar

Policia ka njoftuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore, që ka ndodhur dje në fshatin Petrovë afër Prizrenit, transmeton “Gazeta e prizrenit”.

Përveç dëmeve materiale, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, tri femra dhe një mashkull K/Shqiptar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente te Prizrenit dhe pas tretmanit mjekësor lirohen në shtëpi. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.