25-04-2024

Prizren: Një person lëndohet në vendin e punës

Policia ka njoftuar se një person në lagjen Arbana të Prizrenit ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga shkallët e katit përdhese të një shtëpie gjatë kohës sa ishte duke punuar.

“Viktima është duke marrë tretman mjekësor, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet”, bëri të ditur policia, pa dhënë hollësi të tjera për identitetin dhe lokacionin e saktë të rastit. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.