Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, bashkëveprimtarët vizitojnë familjen e Masar Shalës

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Masar Shalës, sot bashkëveprimtarët e tij, Kadri Kryeziu, Bashkim Gashi e Bashkim Kajdomçaj vizituan familjen e tij në Prizren.

Duke kujtuar rolin dhe veprimtarinë e Masarit në vitet 90-ta, dhe atë të pas luftës, K. Kryeziu vlerësoi angazhimin e tij shumëdimensional.

Shala kishte vepruar në kuadër të KMDLNJ-së, ishte pjesëtar i UÇK-së dhe asambleist në Prizren, në gjitha legjislaturat, deri ne ndarjen nga jeta./GazetaePrizrenit.net/