Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohet një person
Sot ka ndodhur një aksident trafiku me një të lënduar në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj ku tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë dhe si pasojë një person është lënduar.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Në fshatin Bishtazhin-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 12:50 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale deri më tani është raportuar për një person të lënduar. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj.
Lexo edhe:
Prizren: Gjendja e rrugëve – sinjalizimi horizontal ( Foto )